top of page

BIOS sh.p.k.

Përgatitja për marrjen e kampionit

PËRGATITJA PËR MARRJEN E KAMPIONIT

Në këtë seksion, mund të gjeni të dhëna të nevojshme që kanë të bëjnë me pregatitjen dhe metodikat e përdorura në disa lloj ekzaminimesh.

 

Marrja e gjakut

 

Si normë, për një marrje korrekte të gjakut, është gjithnjë e nevojshme të paraqiteni në gjendje esëll, pas një darke të lehtë, një natë më parë, si dhe të mos merret alkool për një periudhë relativisht të gjatë kohe.

Qëndrimi esëll është detyrimisht i nevojshëm për disa ekzaminime laboratorike e më saktësisht: glicemia, kolesteroli, triglicerdiet, sideremia, acidi folik, vitamina B12, insulina, acidet biliare.

Medikamentet dhe uji mund të pihen deri në momentin e marrjes së gjakut.

 

Veprimtaria fizike, qoftë edhe e moderuar, mund të ndikojë në vlerën e disa elementëve serikë të gjakut, ndaj për rrjedhim, këshillohet që disa ditë përpara kryerjes së ekzaminimeve, të shmangen sforcimet (për shembull ushtrimet në palestër).

 

Për ekzaminimet që kanë për objektiv të monitorojnë terapitë me mediamente (për shembull kohën e protrombinës – PT) është e këshillueshme që marrja e gjakut të kryhet gjithnjë pasi të merret doza e medikamentit të këshilluar nga mjeku për këtë qëllim.

Ekzaminimet bakterologjike nuk mund të kryhen gjatë periudhës së marrjes së antibiotikëve, pasi këto do të asgjësonin zhvillimin bakterial, duke marrë për rrjedhim një rezultat të rremë. Këto ekzaminime mund të kryhen në mënyrë të besueshme 5-6 ditë pas ndërprerjes së antibiotikut.

 

 

Ekzaminimi i urinës


Pacienti duhet të pajiset me një enë plastike një përdorimshe, të cilën mund ta gjejë në laboratorin tonë apo edhe mund ta blerë në farmaci. Për një vlerësim korrekt të këtij ekzaminimi, është e rëndësishme që urinat të jenë ato të natës, çka nënkupton marrjen e saj në mëngjez, pasi pacienti ngrihet nga shtrati.

 

 

Ekzaminimi i feçeve

 

Është e nevojshme të pajiseni me një enë të përshtatëshme, e cila jepet në laboratorin tonë, apo mund të blihet edhe në farmaci. Më pas, duhet të kryeni jashtëqitjen në një enë të pastërt, të merrni që këtej një sasi të vogël (në madhësinë e një kokrre arre) duke mos u përpjekur ta mbushni plot enën. Dërgojeni atë menjëherë në laborator.

 

 

Ekzaminimet kulturore

 

Ekzaminimin duhet ta kryeni përpara fillimit të terapisë me antibiotikë, apo të paktën pesë ditë pas ndërprerjes së saj. Përjashtim nga këto kushte do të përbënin të gjitha rastet kur një gjë e tillë kryhet në bazë të kërkesës së shprehur prej mjekut që trajton pacientin.

 

 

Lëngu seminal

 

Norma të cilave duhet t’u përmbahemi për të siguruar besueshmërinë e rezultatit të ekzaminimit:

 

  • Marrja nëpërmjet masturbimit është mënyra e vetme që lejohet për një vlerësim korrekt të lëngut seminal.

 

  • Marrja e tij duhet të kryhet pas një nërprerje prej 3-5 ditësh të marrëdhënieve seksuale.

 

  • Veç kësaj, këshillohet që të mos merren pije alkoolike dhe të hahen ushqime pikante (të shmanget veprimtaria fizike stresuese).

 

  • Mblidhet i gjithë lëngu seminal (sperma) në një enë plastike sterile (një përdorimshme). Shënohet ora e saktë e marrjes së materialit.

 

  • Ena duhet të dorëzohet në laborator brenda një ore që nga momenti i marrjes së materialit.

 

  • Kur marrja e kampionit kryhet në kushte shtëpiake, është e nevojshme që gjatë transportimit në laborator, ajo të mbahet në një temperaturë të vakët, sikundër mund të ishte mbajtja në xhepin e brendëshëm të xhaketës. Ekspozimi i saj në një temperaturë të ulët, do të shkaktonte ndalimin e pakthyeshëm të lëvizjes së spermatozoideve si dhe të lëvizshmërisë së nemaspermave, çka verifikohet edhe me ekspozimin e materialit në temperatura tepër të larta.

 

Në përputhje me treguesit e OBSH, (Organizata Botërore e Shëndetësisë) duke qenë se tek i njëjti subjekt mund të verifikohen ndryshime të ndjeshme të disa treguesve të vetë ekzaminimit, mund të rezultojë e nevojshme që ekzaminimi të përsëritet edhe një herë tjetër, por jo më parë se të kenë kaluar 7 ditë dhe jo më vonë se 3 muaj.

 

E njëjta gjë vlen jo vetëm për kampionët urinarë, por edhe për të gjithë tamponët bakterologjikë të kulturave të tjera.

 

 

Ekspektorati (gëlbaza)

 

Norma të cilave duhet t’u përmbahemi në mënyrë që rezultati i ekzaminimit të jetë i besueshëm:

 

  • Kampioni i ekspektoratit të merret në një enë sterile një përdorimshe, e cila mund të jepet nga ana e laboratorit tonë, por mund të blihet edhe në farmaci. 

 

  • Nëse pacienti ka proteza, atëhere duhet t’i heqë ato, ta shplajë gojën duke bërë gargara. Është më e pëlqyeshme që kampioni që do të ekzaminohet, të merret herët në mëngjes, pasi të ngrihemi nga shtrati. 

 

  • Nëse kampioni i marrë i ngjan më shumë pështymës se sa gëlbazës, atëhere ai duhet të mos përdoret për t’u ekzaminuar, ndërkohë që pacienti duhet të përpiqet të japë një kampion tjetër. 

 

  • Për të rritur edhe më shumë shkallën e ndjeshmërisë diagnostikuese të ekzaminimit citologjik, është mirë që të përdoret një material i siguruar nëpëmjet tre marrjeve të njëpasnjëshme, për tre mëngjeze rradhazi.

 

 

PAP TEST

 

Norma të cilave duhet t’u përmbahemi në mënyrë që rezultati i ekzaminimit të jetë i besueshëm:

 

  • Për gratë në moshë pjellore, marrja duhet të kryhet të paktën pesë ditë pas përfundimit të ciklit mestrual (prania e gjakut dhe materialit endometrial, pothuajse gjithnjë të degjeneruar, mund të krijojë probleme në interpretim) si dhe të paktën pesë ditë përpara ditës së mundëshme të fillimit të tij; për të gjithë këtë kategori grash, të paktën dy ditë pas marrëdhënieve të fundit si dhe në pesë ditët që do të paraprijnë marrjen e kampionit, nuk duhet të përdoren diafragma apo substanca medikamentoze (duke qenë se shkaktojnë kontaminimin e preparateve të përdorura për ekzaminimin, apo edhe modifikim të shtresave sipërfaqësore të epitelit). 

 

  • Si normë, në gratë shtatëzana, marrja ekzo-endo cervikale, nuk paraqet asnjë kundër indikim.

 

  • Pacientes do t’i kërkohet që të mbushë një formular të caktuar.

 

 

FAQ

 

Po u japim përgjigje disa prej pyetjeve që na drejtohen më shpesh. Më poshtë, mund të gjeni përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve.

 

  • A është i nevojshëm prenotimi për të kryer ekzaminimet e gjakut?

 

  • A mund të hamë përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të pijmë kafe përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të hamë përpara marrjes së një tamponi faringal?

 

  • A mund të pijmë duhan përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të pijmë ujë përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të pijmë pije alkoolike përpara marrjes së gjakut?

 

  • A duhet ta ndërpresim marrjen e ilaçeve përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të kryejmë veprimtari sportive përpara marrjes së gjakut?

 

  • A mund të telefonojmë për të marrë vesh rezultatin e analizave? 

 

 

  • A është i nevojshëm prenotimi për të kryer ekzaminimet e gjakut?

 

  • Nuk është i nevojshëm asnjë lloj prenotimi për ekzaminimet normale apo të rutinës. Mjafton që pacienti të paraqitet në oraret normale të punës së laboratorit:

 

  • Nga ora 8.00 deri në orën 12.00.

 

  • Për disa ekzaminime, është e nevojshme edhe një pregatitje paraprake e posaçme.

 

 

  • A mund të hamë përpara marrjes së gjakut?

 

  • Është më mirë të qëndrohet esëll 8-12 orë, edhe pse disa ekzaminime do të mund të kryheshin pas vahtit të ngrënies. Veç ekzaminimit të glicemisë, problemi më i madh lidhet me trigliceridet që, duke u rritur pas një vahti ngrënie, bëjnë që gjaku të marrë një pamje të turbullt, duke i vështirësuar apo bile i bërë të pamundura disa ekzaminime të tjera.

 

 

  • A mund të pijmë kafe përpara marrjes së gjakut?

 

  • Kafeina ndikon në përcaktimin e analizave të ndryshme, mbi të gjitha të glicemisë dhe katekolaminave; për rrjedhim, do të ishte mirë të mos e pinim.

 

 

  • A mund të hamë përpara marrjes së një tamponi faringal?

 

  • Është më mirë të qëndrojmë esëll, duke qenë se lëvizja e  shtupës së pambukut të tamponit në fyt, shkakton të vjella.

 

 

  • A mund të pijmë duhan përpara marrjes së gjakut?

 

  • Duhani i rrit nivelet e substancave të ndryshme, veçanërisht: aldosteronin, kortizolin, adrenalinën dhe karboksihemoglobinën; ndaj, është më mirë që të mos e pijmë.

 

 

  • A mund të pijmë ujë përpara marrjes së gjakut?

 

  • Ujë mund të pini qetësisht, duke qenë se ai nuk ndikon në treguesit e gjakut.

 

 

  • A mund të pijmë pije alkoolike përpara marrjes së gjakut?

 

  • Alkooli ndikon në matjen e shumë treguesve të gjakut, ndaj do të ishte mirë që të mos merrni alkool të paktën tetë orë përpara marrjes së kampionit të gjakut.

 

 

  • A duhet ta ndërpresim marrjen e ilaçeve përpara marrjes së gjakut?

 

  • Në përgjithësi, terapitë për sëmundjet kronike dhe me  medikamente jetikë që nuk mund të ndërpriten, në disa raste nëse posologia parashikon marrjen në mëngjes të medikamentit, është e parapëlqyeshme që marrja e tij të bëhet menjëherë pas marrjes së kampionit të gjakut; nëse ekziston nodnjë dyshim në lidhje me këtë, atëhere është mirë të pyetet mjeku që trajton pacientin apo edhe vetë personali i laboratorit (edhe me anë të telefonit, përpara marrjes së kampionit të gjakut).

 

  • Është e nevojshme të mbajmë parasysh se injeksionet intramuskulare mund të shkaktojnë rritje, edhe në masë të konsiderueshme, të CPK që është një enzimë me origjinë muskulare.

 

 

  • A mund të kryejmë veprimtari sportive përpara marrjes së gjakut?

 

  • Veprimtaria fizike, edhe pse jo intensive, shkakton rritjen në serum, edhe pse për periudha të shkurtëra, të acidit laktik, kreatinës, acideve lyrorë; përkundrazi, disa enzima sikundër janë: CPK, LDH, AST (GOT) mund të vazhdojnë të rezultojnë në nivele të larta edhe 24 orë pas një sforcimi fizik me intensitet mesatar. Një sforcim i zgjatur dhe intensiv, shkakton alterimin (ndryshimin) e treguesve të shumtë hormonalë.

 

  • Do të ishte më e pëlqyeshme që marrja e gjakut të kryhej në mëngjes, pas një pushimi (gjumi) prej rreth 8 - 12 orë, duke shmangur sforcimet gjatë 2 - 3 ditëve që do të paraprijnë marrjen e kampionit të gjakut.

 

 

  • A mund të telefonoj për të marrë vesh rezultatin e analizave? 

 

  • Po, është e mundëshme të merrni vesh përgjigjen nëpërmjet telefonit, duke komunikuar personalisht vetë, dhe askush tjetër veç jush, nëpërmjet numrit telefonik të laboratorit.

​Bios sh.p.k.

Të dhënat e përmbajtura ne biosalb.com nuk mund te publikohen, transmetohen, rishkruhen ose rishpërndahen pa lejen me shkrim te biosalb.com.

 

© 2014 biosalb.com. Të gjitha te drejtat e rezervuara.

Mesazhi juaj u dergua

  • Facebook.png
  • Twitter.png
  • mail.png
bottom of page